Arta
Dade vazhdon me bindjen e saj që kryeministri Edi
Rama duhet të largohet.
E ftuar këtë të hënë në “5 Pyetje” nga Babaramo, ajo u shpreh se
Rama dhe politikanë të tjerë si ai, mbeten në histori për ato që nuk kanë bërë.
Ndër të tjera, sipas Dades, Partia Socialiste ka qenë
forca që i ka dhënë vendit shumë për ta drejtuar, ndërsa sot ajo nuk funksionon.
“Mua më duket që vendi nuk po qeveriset prej 1 viti. Mesa duket nuk po e shoh që
Rama të largohet. Ka politikanë që mbeten në histori për ato që kanë bërë dhe për ato që duhet të kishin bërë, por që nuk kanë bërë.
Për fatkeqësisht Partia Socialiste që ka qenë
forca që i ka dhënë vendit shumë për ta drejtuar andej nga duhet dhe tashmë kemi ardhur në një pikë që
forca politike nuk funksionon, po as vendi jonë nuk qeveriset”, tha
Dade.
Shtuar më 28/10/2019,
ora 23:08