Një nga kritikueset kryesore të kryeministrit Edi Rama, Arta
Dade ka folur "pa dorashka", për
forcën politike që ajo dikur përfaqësonte.
Në RTV Ora,
Dade tha se PS, sot është një forcë politike e
paralizuar dhe pa demokraci të brendshme dhe që drejtohet nga një person i vetëm.
Sipas saj, PS i ka humbur të gjitha vlerat e saj, duke kapërcyer si “lavjerrës” nëpër oligarkë.
"Sikur Rama ne të na kishte dëgjuar 2% nga ato këshilla që i kemi dhënë nuk do të kishim arritur në këtë pikë. Tani konstatoj që nuk po ndodh asgjë. Është një forcë totalisht e
paralizuar, pa demokraci të brendshme.
Komandon vetëm një person. Është një “one man show” dhe
nëse do të vazhdojnë kështu,
nëse opozita do të jetë kështu siç është,
nëse do kemi zgjedhje si ato të 30 qershorit, patjetër që Shqipëria do të jetë në vend numëro, por do të bëjë hapa pas ashtu sikurse nuk e dëshirojmë.
Për ne që kemi punuar për të kundërtën e saj, përveç anës emotive që patjetër që kemi keqardhje përjetojmë edhe një revoltë që duhet të punojmë më shumë. Të angazhojmë më shumë elementë të shoqërisë civile, e cila rezulton totalisht e
paralizuar", tha
Dade.
Sipas saj e majta duhet të ribëhet, ndërsa shpresën e ka tek brezi i r
Shtuar më 10/10/2019,
ora 20:39