Arta Dade tregon pengjet e jetës: Më preku një qytetar nga Vithkuqi kur më kujtoi…
Arta Dade deputetja e Partisë Socialistë ka qënë e ftuar sot në emisionit “Këndin e Ekselencës” në emisionin “Vila 24” në News 24.

Gjatë bashkëbisedimit ajo tregoi hapat e saj të parë në karrierë dhe një peng të madh, siç janë auditoret, ku ka rreshtur së dhëni mësim.

“Jeta në auditore me jepte jo vetëm kënaqësi por edhe më bënte të kërkoja gjithë kohës për t’i mbajtur të informuar studentët me të rejat më të fundit”,- tha ajo para studentëve.

Duke treguar marrëdhënien me djemtë dhe nipërit, zonja Dade u shpreh se vazhdon të kujdeset për ta, ndërsa foli edhe për marrëdhënien me nuset e tyre.

Dade foli edhe mbi jetën personale, mbi marrëdhëniet me djemtë dhe nipërit, ku ajo I shpreh se akoma vazhdon dhe kujdeset për to, si dhe ajo tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me nuset e djemve.”

“Shoqet e djemtë e mi i dua si vajza duke qenë se nuk kam. Flasim si mike, këshillohemi më japin këshilla për veshjen dhe anasjelltas”.

Dade tregoi se vijon të jetë ende aktive në politikë dhe angazhohet në takimet me qytetarët, ndër të cilat veçoi rastin e një banori nga Vithkuqi, për të treguar se sa pak kërkoijnë qytetarët dhe pse politika duhet t’ju gjendet pranë, qoftë për një kafe, qoftë edhe për t’i dëgjuar.

“Më preku sëfundmi një qytetar nga Vithkuqi se kur e takova më tha që nderin tim e mbante mend akoma. Më preku se nuk e mbaja mend si rast, por unë e kisha ndihmuar të merrte një certifikatë për gruan e sëmurë.

U ndjeva keq që nuk e mbaja mend këtë fakt, por dua të them se me sa pak gjëra mund t’ju vijmë atyre në ndihmë, kur shkojmë dhe i takojmë nga afër, kur konsumojmë me ta qoftë edhe një kafe”, sqaroi ajo./albeu.com/

Shtuar më 01/02/2017, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori