Kryetari i opozitës Edi
Rama ka premtuar sot dyfishim të buxhetit për
arsimin. Gjatë nujë takimi me banore të Kamzes,
Rama akuzoi qeverine aktuale se ka rritur analfabetizmin dhe ka shkaterruar kete sektor tejet te rendesishem per te ardhmen e vendit.
"Ne duam që nxënësit që shkojnë në shkollat profesionale të mësojnë dhe të punësohen në biznese dhe aty të marrin praktikën dhe të paguhen jo me rrogën e një punëtori, por me një rrogë të pjesshme, por që të kuptojnë se me këtë punë po përgatiten për ta përballuar jetën vetë dhe jo për të ardhur nga shkolla dhe për të përfunduar të gjithë te llotot", tha
Rama.
Nga ky takim kreu i
opozites tha se per
arsimin gjithashtu PS do ta unifikoje ate me Kosoven, duke mundesuar te
njejtin program mesimor ne dy shtetet
shqiptare.
"Ne besojmë që është e domosdoshme të kemi të njëjtën shkollë, pra që brezi i ri që rritet në Tiranë dhe në Prishtinë të rritet me të njëjtin program shkollor, të mësojë të njëjtat gjëra dhe të jetë pjesë e të njëjtës botë
shqiptare. Ne jemi dy shtete të ndryshme, por nuk jemi dy popuj të ndryshëm", tha
Rama. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2013,
ora 16:44