Arsimi profesional, Tafaj: 80 % e të diplomuarve të punësuar
Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj gjatë vizitës së tij në panarin ndërkombëtar të firmave ushtrimore të shkollave ekonomike deklaroi sot se rreth 80 për qind e nxënësve që kanë mbaruar shkollat profesionale në Shqipëri janë të punësuar.

“Ne po investojmë për arsimin profesional, po ndërtojmë 7 shkolla të reja profesionale që e rrisim kapacitetin me 15 për qind në system, kemi një rrjet konviktesh që ju vihet në dispozicion nxënësve të zonave të thella që vijojnë arsimin profesional. Gjithashtu kemi një paketë bursash për nxënësit e arsimit profesional, po përkthejmë tekstet më të mira të shkollave të huaja, të gjitha programet po përmirësohen dhe po orientohen më mire, për tregun e punës”, u shpreh Tafaj.


Në këtë panair kanë marrë pjesë nxënës dhe mësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë Herzegovina dhe Serbia. Panairi është mbështetje në kuadër të Projektit ALBIZ, i cili mbështet rrjetin e shkollave ekonomike dhe turizmit në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2012, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori