Arsimi e Shendetesia vendosen qe te fillojne greven ne te gjithe Kosoven
Albeu.com
Me gjithe presionin e Qeverise se Kosoves per te mos filluar greven, Keshilli Qendror Grevist i Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Kosoves nuk ka hequr dore nga vendimi i Kryesise Ekzekutive te BSPK-se qe sot, me 3 tetor, te filloje greven ne te gjitha nivelet e sektorit te arsimit dhe ne shendetesine publike.Paralizohet Arsimi dhe Shendetesia ne Kosove. Keshtu, sot punetoret e arsimit dhe shendetesise ne mbare vendin kane hyre ne greve. Kerkese e grevisteve mbetet nivelizimi i pagave dhe zbatimi i Kontrates kolektive me anekset shtese. Nderkohe, Kuvendi i Kosoves vendosi po sot qe Komisioni parlamentar i arsimit dhe ai i shendetesise ta ndjekin nga afer rrjedhen e greves.
Shtuar më 04/10/2005, ora 00:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori