Arsenal armësh në Kukës, arrestohet 42-vjeçari
Forcat e Komisariatit te Policise Kukës, kanë arrestuar shtetasin Bashkim Gjoka, 42 vjeç , lindur dhe banues ne fshatin Resk, Komuna Ujmisht , Rrethi Kukës.
Arrestimi i shtetasit te siperpermendur u be per arsye se gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij, ne fshatin Resk, Komuna Ujmisht jane gjetur:

1 - Nje arme zjarri e llojit automatik model 56 kaliber 7.62 mm me numer 079520-89
2 - Nje arme zjarri e llojit pistolete e llojit TT, model 54 e kalibrit 7.62 mm me numer 654856866-1959
3 - Tre granata difensive me ngjyre jeshile me tape siguruse te vendosur
4 - Kater cope ndezesa si ato te granatave me unazat perkatese
5 - Kater cope karikator, tre me nga 30 fisheke dhe nje me 20 cope fisheke
6 - Dy krehera si ato te pistoletave
7 - 48 cope fisheke model 56 kaliber 7.62 mm
8 - Nje kallep si ato te lendeve plasese tritol me ngjyre kafe me permasa 10x5x5 cm
9 - 1.8 meter lineare si ajo e fitilit zjarrpercjelles me ngjyre te zeze
Ndërkohë materialet do i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kukes per vepren penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake" . /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2012, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori