Transportonin 1 ton hashash me gomone drejt Italisë, pamje nga aksioni se si u kapën dy shqiptarët

Një tjetër gomone me të cilën transportohej lëndë narkotike, ka rënë në rrjetën e bashkëpunimit mes dy Policive, shqiptare dhe asaj italiane.

Në një operacion të përbashkët antidrogë, është bërë e mundur goditja e një tjetër tentative të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Policia shqiptare dhe ajo italiane kanë kapur një gomone në të cilën transpotohej lëndë narkotike. Mësohet se ky operacion i përbashkët ka bërë të mundur sekuestrimin e plot 1 ton kanabis në gomonen 8 metra të gjatë, e cila u ndalua nga policia pasditen e djeshme në Bari.

Gomonia drejtohej nga dy shtetas shqiptarë me inicialet A.Dh, 51 vjeç, dhe E. A, 25 vjeç, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i Guardia di Finanza i Barit me mbështetjen e avionit të agjencisë “Frontex”, me sinjalizimin e Policisë së Shtetit./albeu.com/

Shtuar më 09/02/2017, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori