"ARRSH shpëton hajdutët, Drejtori dhe i gjithe stafi duhet të hetohen"
Pëlqej
Skandali i falsifikimit të dokumenteve të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit nga kompania "DH Albania" ka tronditur nga themelet projektin e Unazës së Re.

Së fundmi ARRSH ka marrë një vendim për të pezulluar punën në lotin e parë të porjketit, por kjo sipas deputetit të PD-së Agron Shehaj është një manovër mashtruese për të shpëtuar hajdutët.

Reagimi i Shehajt:
“Vendimi i sotëm i ARRSH-se eshte nje manover mashtruese per te shpetuar hajdutet. Drejtori i ARRSH-se dhe i gjithe stafi drejtues duhet te pezullohen menjehere nga detyra dhe te merren nen hetim menjehere nga prokuroria.

Te gjitha dokumentat e tenderit dhe te projektit duhet te sekuestrohen menjehere qe te mos manipulohen dhe tjetersohen. Keto jane veprimet me minimale.

Hetimi duhet te perfshije edhe kompanite Edi Rama Invest dhe Erion Veliajn Invest qe jane autoret dhe perfituesit e kesaj megavjedhjeje.” -shkruan Shehaj.
Shtuar më 07/12/2018, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori