ARRSH për situatën e rrugëve në vend: Kujdes nga ngricat!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se qarkullimi rrugor në Shqipëri vijon pa probleme.

Përmes një njoftimi të shpërndarë mëngjesin e sotëm në “Facebook”, ARRSH, deklaron se kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat për shkak se temperaturat janë të ulëta në veri dhe juglindje të vendit

“Reshjet kanë pushuar temperaturat janë shumë të ulëta në veri dhe në juglindje të vendit. Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat. Qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ARRSH-ja u bën thirrje shoferëve që të tregohen të kujdeshëm sidomos gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë. “Të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet në njoftim.
Shtuar më 17/01/2021, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori