Ndërpritet energjia elektrike në Fier, Levani prej disa orësh në errësirë totale

Prej pasdites së sotme një pjesë e Fierit është pa energji elektrike.

Zona e Levanit, një zonë që vazhdimisht vuan mungesën e dritave që prej orës 5 ndodhet në errësirë totale.

Nuk ka asnjë shpjegim nga OSHEE për arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike dhe as paralajmërim.

Mungesa e energjisë është një prej problemeve më të mëdha të kësaj zone, e cila për shkak të errësirës ka dhe një numër të lartë vjedhjesh.


Shtuar 9.12.2022 21:09