ARRSH: Ja akset rrugore ku duhet të përdorni zinxhirët
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor janë duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas rreshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit.

ARRSH kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.

Në disa zona të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta.

Deri në orën 09:30 situata e kalushmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

TIRANË
akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj nuk ka ngrica në rrugë. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në këto akse rrugore.

DURRËS
Nuk ka probleme ne akset e këtij Qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

ELBASAN
Aksi Librazhd – Steblevë është i hapur. Aksi Elbasan – Gjinar nuk ka ngrica në rrugë .

Qafe Thane –Lin – Pogradec eshte i hapur. Rekomandohet që të përdoren zinxhirët në këtë aks rrugor.

Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në këtë aks rrugor.

BERAT
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

VLORË
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Aksi rrugor në Qafën e Llogarasë është i pastruar. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në këtë aks rrugor.

GJIROKASTËR
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Aksi rrugor Erind -Çajup e hapur totalisht. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Rekomandohet që të përdoren goma debore ose zinxhirë për mjetet e vogla në aksin rrugor drejt Çajupit.

KORÇË
Akset rrugore të këtij Qarku janë të pastruara. Aksi rrugor Korçë – Dardhë ka prani ngricash.Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në gjithë akset rrugore. Qarkullimi i mjeteve rekomandohet të kryhet me zinxhirë në aksin e Dardhës.

KUKES
Në aksin rrugor Bajram Curri – Kam (në zonën e Luzhës) dhe aksin rrugor Krumë – Qafë Tobli nuk ka bllokime Qarkullimi i mjeteve në rrugën e Kombit, Tuneli- Kalimash-Kukës –Morinë kryhet pa zinxhirë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë vetem në aksin rrugore: Kukës – Draj, Reç.

Ne akset e tjera si: Domaj – Bushtricë Kukës – Qafë Shllak Kukës –Shishtavec (ura e Zapodit), si dhe në të gjithë zonën e Tropojës dhe Kukësit rruga eshte e hapur dhe kalohet pa zinxhire

DIBER Është hedhur kripë, borëpastrueset janë të instaluara në vend. Rekomandohet që të përdoren zinxhirë në akset rrugore: Ura e Çerenecit – Steblevë Muhurr – Qafë Draj Sllovë – Kalaja e Dodës.

SHKODER
Koha me vranësira dhe rreshje shiu. Në akset rrugore të Pukës dhe Malësisë së Madhe ka ngrica që po trajtohen me kripë. Aksi Qafë Mali – Flet, ka ngrica që po trajtohen me kripë. Borëpastruesja dhe fadroma janë të instaluara në vend. Rekomandohet që të përdoren zinxhirë në akset rrugore: Qafë Mali – Flet Fushë Arrëz – Qafë Shllak

FIER
Nuk ka problemeakset e këtij Qarku.Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

LEZHE
Akset rrugore të këtij Qarku janë të pastruara. Rruga e Kombit është e hapur. Në aksin rrugor Tuneli Kalimash – Kukës – Morinë qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë edhe në akset rrugore: Rrëshen – Qafë Benë Shpal – Ura e Repsit.
Shtuar më 04/01/2015, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori