Rama flet për marrëveshjen: E nisëm me “McAllister plus” dhe përfunduam me…
Kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë sot pas publikimit të tekstit të marrëveshjes me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

“E nisëm me një “McAllister plus” dhe përfunduam me një “Big Mac”, tha Rama në dalje të kryesisë së Partisë Socialiste.

PS- dhe PD- publikuan sot marrëveshjen e plotë Rama-Basha dhe sipas kësaj marrëveshjeje, do shtyhet data e votimit me 1 javë, pra do të votohet më 25 qershor.

Pakti parashikon që PD-ja do “të marrë” drejtimin e 6 ministrive, disa drejtorëve të rëndësishëm, si të ALUIZNI, OSHEE, Burgjeve dhe Hipotekës si dhe drejtimin e KQZ-së dhe Avokatit të Popullit. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2017, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori