Seanca plenare e 7 korrikut, çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme në Kuvend

Ditën e sotme pritet të mbahet seanca plenare, ku fillimisht do të diskutohet projekt rezoluta për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, për të vijuar më pas me interpelancën mes Ballukut dhe Mziut.

Deputeti demokrat Xhexhal Mziu ka kërkuar të zhvillojë interpelancë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në Kuvend gjithashtu do të diskutohet edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Shtetit për vitin 2021 si dhe raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021.

Rendi i ditës

Urdhër dhe rendi i ditës për seancën plenare, datë 7 korrik 2022, ora 10 00 (1)