Arrijnë vlerësimet e para të shteteve për statusin e Kosovës
Pëlqej
Albeu.com
Disa qeveri të vendeve të Grupit të Kontaktit i kanë dërguar vlerësimet e tyre Kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari se çfarë mendojnë për statusin final të Kosovës.Zyra e UNOSEK ut nuk ka bërë të ditur se cilat janë këto vende dhe çfarë komente kanë shkruar. Zëdhënësi i Zyrës së UNOSEK ut Remi Durlo i ka deklaruar RTK së se për momentin nuk mund të tregojë se cilat janë këto shtete. Ahtisari ka informuar ditë më parë anëtarët e Grupit të Kontaktit, që përbëhet nga SHBA të, Britania e Madhe, Franca, Gjermani, Italia dhe Rusia për idetë fillestare të tij se si duket Kosova pas statusit. Në deklaratat publike deri tash shihet se Shtetet e Bashkuara janë kundër shtyrjes së statusit, kurse Bashkimi Evropian thotë se një shtyrje disamuajsh do të ishte e arsyeshme. "Nëse Grupi i Kontaktit vendos ta shtyjë statusin, atëherë kjo nuk do të paraqiste problem për Zyrën e UNOSEK ut. Mirëpo deri tash ne udhëheqemi nga parimet e këtij Grupi, ku thuhet se statusi i Kosovës do të zgjidhet brenda këtij viti", ka thënë zëdhënësi Durlo. Ai ka shtuar se në dhjetë ditët e ardhshme do të dihet data e zgjedhjeve në Serbi dhe pas këtij vendimi do të mblidhet Grupi i Kontaktit, më së largu deri më 15 nëntor ku do të vendoset për shtyrjen ose jo të zgjidhjes së statusit final të Kosovës.
Shtuar më 02/11/2006, ora 11:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori