Arrihet pakt mes BDI e VMRO-DPMNE, SHBA dhe BE përshëndesin vendimin
Pëlqej
Albeu.com
Pas shumë negociatave, përfundimisht Bashkimi Demokratik per Integrim (BDI) dhe koalicioni VMRO-DPMNE kanë përfunduar me sukses dhe rezultate pozitive dialogun politik. Sipas të gjitha gjasave, BDI nesër do të kthehet në parlament.Partia Demokratike për Integrim (BDI) e Ali Ahmetit, pas bojkotit disamujor do të kthehet në Parlament gjatë disa ditëve të ardhshme.

Radioja gjermane "Dojçe vele" lajmëroi se kthimi do të jetë me siguri që nesër, ndërsa televizioni "A1' lajmëron se kjo do të ndodhë "me siguri nesër apo pasnesër".

Lajmet e tilla erdhën pas takimit të paparalajmëruar të sotëm mes liderëve të VMRO-DPMNE-së në pushtet dhe kryeministër Nikolla Gruevski dhe BDI-së Ali Ahmeti,e me çka formalisht dhe pozitivisht përfunduan përpjekjet disamujore për realizimin e dialogut politik ndërmjet këtyre dy partive.

Dje Këshilli qendror i BDI-së ia besoi të drejtën Ahmetit që ai të vendosë nëse dhe kur grupi parlamentar do të kthehet në Parlament.

Pas takimit të sotëm të liderëve është lëshuar kumtesë e shkurtë, në të cilën thuhet se "sot të dyja partitë me sukses kanë përfunduar dialogun politik, me rezultate pozitive".

"Të dyja partitë u angazhuan për vazhdimin e dialogut politik për sfera për të cilat nevojitet konsensus dhe të cilat janë me rëndësi për proceset integruese evroatlantike, përfshirë këtu implementimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes kornizë", thuhet në deklaratën.

Interes i përbashkët është arritur për 46 ligje që në Parlament do të votohen sipas modelit të Badenterit dhe për ndryshimin e Komitetit etnik.

Të gjitha ligjet do të vendoosen në rregulloren e re kuvendore. Lidhur me Komitetin e bashkësive nacionale, kompetencat e tij arbitrore tani e tutje do të pakësohen, veçanarisht në vendimin se cilat ligje do të votohen me kuota etnike.
Shtuar më 29/05/2007, ora 20:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori