Arrihet marrëveshja tregtare mes Britanisë së Madhe dhe BE-së
Ps 4 vitesh, Britania e Madhe arriti marrëveshje tregtare pas Brexit-it me Bashkimin Evropian.

Qeveria britanike tha se marrëveshja është një lajm fantastik për familjet dhe bizneset në çdo pjesë të Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ne kemi marrë përsëri kontrollin e parave tona, kufijve, ligjeve, tregtisë dhe ujërave tona të peshkimit.

Kjo do të thotë që ne do të kemi pavarësi të plotë politike dhe ekonomike më 1 janar 2021”, tha qeveria britanike përmes një deklarate.

Marrëveshja tregtare e arritur nga Britania dhe Bashkimi Evropian është përshëndetur edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Van der Leyen.

“Unë gjithashtu besoj se kjo marrëveshje është në interes të Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo do të vendosë baza të forta për një fillim të ri me një mik afatgjatë.

Dhe kjo do të thotë që ne më në fund mund ta lëmë Brexit-in prapa nesh, dhe Evropa po vazhdon të lëvizë përpara”, tha ajo.
Shtuar më 24/12/2020, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori