Arretohet 3 shtetas në Korçë, lëviznin me 12 kg drogë
Policia e Korçës ka vënë në pranga 3 shtetas pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, kanabis sativa.

Mësohet se gjatë kontrollit u është sekuestruar 12 kg lëndë kanabis ndërsa të arrestuarit janë Pandeli Gjylapi, 26 vjeç, Stavri Fani 24 vjeç dhe Lorenc Çipi 29 vjeç, të tre banues në Korçë.

Njoftimi i policisë

KORÇË - Sekuestrohet rreth 12 Kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Policia arreston në flagrancë 3 shtetas, bashkëpunëtorë midis tyre për veprën penale: "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, por edhe si rezultat i veprimeve të mirëorganizuara bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Pandeli Gjylapi, 26 vjeç
Stavri Fani, 24 vjeç dhe
Lorenc Çipi, 29 vjeç, të tre banues në Korçë.

Më datë 29.04.2017, në lagjen nr 10 në Korçë, tre shtetasit e mësipërm po lëviznin me mjetin tip “Ford”,me targa AA 315 PT, me drejtues shtetasin Pandeli Gjylapi.

Gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtij të fundit, në xhepin e xhupit të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

2,6 gr lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa.
Këta shtetas kanë tentuar të hedhin, edhe
1qese farmaceutike me peshë 50 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në vijim të kryerjes së veprimeve proceduriale në lidhje me këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Pandeli Gjylapi u gjet gjithashtu një sasi prej rreth 12 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, e vendosur në bidona plastikë,

1 peshore elektronike me ngjyrë jeshile,

disa qese të ndryshme farmaceutike.

1 grirëse, për lëndë narkotike të llojit Canabis Sativa.

Si edhe një sasi vlere monetare prej 90 Euro, dhe 237.500 lek të reja me prerje të ndryshme.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 30/04/2017, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori