Arrestohet "Zoti i Drogës", jetonte në një bunker në Berat
I konsideruar si një ndër baronët më të mëdhenj të drogës, i cili ishte në gjendje të në dërgonte qindra kilogramë heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Itali, është arrestuar.

“Zoti i drogës” është vënë në pranga. Ai është shqiptari Alket Hatij dhe njihet si një ndër baronët më të mëdha të drogës në botë.

Hatija është arrestuar nga policia shqiptare pas të dhënave të karabinierëve të Milanos, që e kërkonin në kuadër të një dënimi në mungesë me 20 vjet burg.

Ansa shkruan se agjentët shqiptarë e kanë arrestuar në Durrës, teksa Hatija po shkonte të takonte një mikun e tij. Një mundësi kjo për të mos u humbur, duke qenë se 44-vjeçari jetonte në një vilë me bunker në Berat dhe rrethohej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.

Ai akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë. Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga karabinierët ka rezultuar se Hatija ishte një trafikant “i pastër”, që nuk prekte një gramë drogë me dorë, por që falë telefonëve celularë njëpërdorimësh lëvizte sasi madhore. /albeu.com/


Shtuar më 11/07/2017, ora 16:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori