Arrestohet vëllai i Alketa Vejsiut, sa mina dhe armë iu gjetën (FOTO & VIDEO)

I riu i arrestuar gjatë natës nga policia e Lezhës, pasi në makinën me të cilën lëvizte u gjetën 4 mina me telekomandë, është vëllai i një prej emrave të njohur të ekranit.

Telekomanda” u quajt operacioni i Drejtorisë së Policisë së Lezhës që vuri në pranga 29-vjeçarin Endrit Vejsiu, vëllanë e Alketa Vejsiut.

Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Arrestimin e të riut e bëri të ditur në një deklaratë për mediat, kreu i policisë së Lezhës Ferdinand Mara.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditje e veprimtarisë kriminale, gjatë orëve të natës, kanë finalizuar operacionin e koduar.

Si rezultat, u bë i mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot – Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe ‘Trafikim i lëndëve plasëse”, tha Drejtori i Policisë Vendore Lezhë.

Shtuar më 01/10/2018, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori