Arrestohet trafikanti shqiptar i drogës, u arratis njëherë dhe u rikthye
Në vitin 2013, policia britanike godit një grup të krimitorganizuar që furnizonte me drogë rajonin.

Një prej anëtarëve të bandës ishte edhe 35-vjeçari Astrit Malo, i cili mundi të arratisej nga vendi për t’u rikthyer dy vite më vonë në Mbretërinë e Bashkuar, edhe u arrestuar.

Malo ishte përfshirë edhe më herët si korrier droge në Midlands. Ai u dënua të enjten me 4 vite e gjysmë burg nga Gjykata në Newcastle.

Malo ka luajtur një rol themelor në grupin e krimitorganizuar dhe ishte përgjegjës për furnizimin me drogë në verilindje”, tha inspektori i policisë, Paul Waugh, i cili udhëhoqi hetimet.

“Pavarësisht se ai u largua nga vendi, ne vazhdimisht e kemi mbajtur nën vëzhgim dhe ai pagoi çmimin për përfshirjen e tij në trafik kur u kthye në vend”, tha më tej ai.
Shtuar më 28/10/2016, ora 21:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori