Arrestohet “Tony Montana” që shfrytëzonte një vajzë për prostitucion
Dy persona janë vënë në pranga në Lezhë, pasi kanë shfrytëzuar për prostitucion një vajzë. Arrestimi i tyre është realizuar në sajë të operacionit të koduar "Montana". Nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u finalizua me sukses operacioni "Montana", ku u ndaluan shtetasit Filip Shtjefni (me nofken Tony Montana), 49 vjeç, banues në fshatin Gramsh, Lezhë dhe Lula Marku, 47 vjeçe, banuese në Lezhë.

"Operacion i nisur nga procedimi penal proaktiv bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative si dhe në denoncimin e bërë nga shtetasia E.M., në ngarkim të shtetasit Filip Shtjefni i cili u shpall në kërkim me datë 18.07.2016 për veprat penale "Heqje e paligjshme e lirisë" dhe "Dëmtime të tjera me dashje".

Si rezultat i hetimeve të kryera nga Specialistët e Sektorit kundër Trafiqeve të Paligjshme për dokumentimin e plotë të kësaj çështje penale, rezultoi se këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, një lokal në Lezhë e përdornin si kamoflim për shfrytëzim prostitucioni, duke shfrytëzuar shtetasen E.M., e cila pas kësaj ngjarje ka tentuar të vrasë veten", thuhet në deklaratën e policisë. /albeu.com/






Shtuar më 22/07/2016, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori