Arrestohet "skifteri" në Elbasan, ishte kthyer në makth për banorët
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një 31-vjeçari mbi të cilin rëndojnë akuzat e disa vjedhjeve në këtë qytet.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: F.J.,31 vjeç , banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë natës në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit, K.M., ku ka vjedhur dy kompjutera.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është dhe autorë dhe i 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, në muajin janar, shkurt e mars, ku ka vjedhur në një banesë, lokal dhe në një dyqan, duke marrë bizhuteri, lekë e sende të tjera.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një njësi kompjuteri, dy kasa fiskale, e sende të tjera.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 14/03/2019, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori