Arrestohet shqiptari që qëlloi me plumb në fytyrë bashkëkombasin për drogë
Policia Italiane ka arritur të vë në pranga shqiptarin i cili akuzohet për plagosje në fytyrë dhe trafikim të lëndës narkotike, drogë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 31 vjeçari shqiptar ka plagosur me armë zjarri në fytyrë një tjetër shqiptar, vetëm 21 vjeç.

Ngjarja mizore ndodhi më 10 janar dhe bëri bujë në qytetin verior për aktin e dhunshëm.

Viktima u plagos me armë zjarri dhe plumbi i hyri në fytyrë duke kaluar njërën faqe dhe duke i thyer disa dhëmbë.

Ai u transportua menjëherë në spitalin Niguarda dhe iu nënshtrua operacionit për rindërtimin e nofullës dhe të gjuhës.

Për fat, 21-vjeçari shpëtoi. Arrestimi i autorit të plagosjes është kryer të martën por sot është konfirmuar nga policia italiane.

Ai jetonte në Bovisio Masciago, Brianza dhe sipas hetimeve me sa duket po kërkonte të zgjeronte fushën e aktivitetit të tij./albeu.com/

Shtuar më 24/03/2017, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori