Arrestohet shqiptari për 400 gramë duhan në Greqi
Një shqiptar 47-vjeçar u arrestua mbrëmë në Volos nga oficerët e policisë për shkelje të Kodit Doganor dhe kontrabandë të duhanit, raporton gazeta lokale “magnesianeës.gr”

Në posedim të të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan tre pako me 157 gr duhan, si dhe tre pako të tjera me 246 gr.

Sasia e duhanit u sekuestrua dhe do të dërgohet në Zyrën Doganore të Volos për llogaritjen e detyrave të shmangura, ndërsa shqiptari do të dërgohet në Prokurori.
Shtuar më 07/11/2019, ora 19:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori