Arratisja e 3 shqiptarëve nga burgu në Itali, kush është Edison Pula që i shpëtoi policisë?

Skena të denja për filmat më të mirë ato që ndodhën gjatë natës në burgun e Trevisos.

Dy nga tre të burgosur u kapën gjatë tentativës për tu arratisur pasi kanë prerë hekurat e qelisë dhe janë ulur me çarçafë. I vetmi që i ka shpëtruar arratisë është 27-vjeçari Edison Pula, i cili ishte ndalur me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.

Pula u arrestua shkurtin e kaluar nga Ekipet Mobile Treviso dhe Belluno së bashku me një 28-vjeçar të dënuar. Të dy u bllokuan nga policia pranë qendrës tregtare Emisfero, në periferi të Trevisos.

Një vilë fshati u identifikua gjithashtu në Carbonera e cila do të kishte qenë streha e të dyve. Aty policia gjeti sende të vjedhura, mjete të përshtatshme për vjedhje dhe elementë të tjerë të dobishëm për hetimin.