Arrestohet shqiptari ne Itali, kultivonte marjiuanë në ballkon
Është arrestuar ditën e sotme në Perugia të Italisë, një 19-vjeçar shqiptar, pasi policia ka gjetur marjuanë në banesën ku ai jetonte me të dashurën e tij.

Shqiptari, kishte mbjellë në vazo katër lloje bimësh narkotike të cilat i kishte vendosur në ballkon. Sipas mediave lokale shqiptari tentoi të ç'rrënjoste bimët në momentin kur policët hynë në shtëpinë e tij.

Shqiptari ishte justifikuar duke thënë se ishte babai i një vajze të vogël dhe duke qenë se ishte papunë, kultivimi i bimëve narkotike në shtëpi ishte mënyra e vetme e mbijetesës sipas tij.
Në banesë, u gjetën edhe disa doza me hashash dhe marijuanë, 600 euro, përzjerës dhe materiale për paketimin e drogës, që u sekuestruan.

Shqiptari, që u arrestua për kultivimin dhe posedimin e substancave narkotike me qëllim trafikimi,ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë./albeu.com/
Shtuar më 20/07/2016, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori