E thotë “The Economist”: Pse duhet t’i mbillni vetë perimet

The Economist

Imagjinoni sikur keni në pjatë 2 luleshtrydhe, të cilat janë identike në pamje. Njëra është blerë në supermarket që do të thotë se ndoshta nuk është e pjekur mirë. Këto luleshtydhe përshkojnë një rrugë prej disa kilometrash derisa mbërrijnë në destinacionin e duhur duke qëndruar në frigorifer ndoshta për dy javë që nga momenti që janë këputur.

Dhe luleshtrydhja tjetër mund të jetë këputur nga kopshti disa minuta përpara se ne ta konsumonim. Shija e luleshtrydhes së parë ndodhta do të ketë një shije si një kastravec, ose të një manaferre por pak të thartë.

Ndërsa shija e luleshtrydhes së dytë është më e ëmbël. Aroma do të mbetet si në gojë ashtu si në duar. Por luleshtrydhet që ne blejmë në supermarket kanë një avantazh. Ato mund të jenë lehtësisht të disponushme në hemisferën veriore në shkurt.

Shumë prej nesh e kanë cilësuar kopshtarinë një humbje kohe. Mbjellja e zarzavate me mot të ftohtë, siç po bëjnë tani kopshtarët në veri-lindje të Amerikës, mund të duket e pakuptimtë. Kjo pasi mund të jetë më e lehtë dhe e thjeshtë të shkosh në supermarket dhe të gjesh çfarë ti dëshiron.

Por mund të themi të njejtën gjë edhe për gatimin: restorantet e lira dhe të mira janë të shumta, atëherë pse ne duhet të gatuajmë vetë në shtëpi?

Kjo ide qe ne kemi na bën të keqinterpretojmë kuptimin e vërtetë të kopshtarisë: ne ngatërrojmë produktin me qëllimin.

Është shumë e vërtetë se ne mund të marrim perime të freskëta, si domate, karrota, apo patate. Është shumë më e thjeshtë të shkojmë në market të blejmë se çfarë kemi nevojë, sepse kjo kërkon më pak kohë, përpjekje apo shpenzime.

Nga ana tjetër, një kopsht, veçanërisht në vitet e para, mund të prodhojë shumë pak. Kopshtarët fillestarë mund të mbjellin në periudhën e gabuar. Ketrat kanë një zakon për të ngrenë vetëm kastravecat, fasulet dhe domatet.

Dhe madje edhe kopshtarët ekspertë mund të humbasin të korrat e një sezoni për shkak të motit. Në fakt, përfitimi i vërtetë i kopshtarisë është të gjesh kohën e duhur.

Kujtimet e një kopshtari nuk përfshijnë perimet që kanë mbjellë por përfshijnë pasditet e gjata të verës të rrethuara nga familja.

Të krijosh një kopsht do të thotë të kesh durim, dashuri dhe zell që toka të lulëzojë./abcnews.al