Arrestohet shqiptari me të dashurën rumune, u kapen dhjetra doze kokaine
Policia Italiane ka vënë në pranga dy shtetas, një shqiptar dhe një vajzë me origjinë rumune.

Burime nga policia italiane bëjnë me dije se të arrestuarit janë B.R. 32 vjeç, mashkull me origjinë shqiptare dhe R.D. 23 vjeçe, femër me origjinë rumune, të dy me banim në Staggia Senese.

Arrestimi I tyre u bë pasi kur policia ndaloi makinën e tyre për një kontroll, aty u gjetën dhjetëra doza kokaine.

Ata shisnin drogë në disa sheshe të bashkisë së Valdelsa-s dhe kishin një numër të madh klientësh, konsumatorë droge, që nga punonjësit tek pronarët, nga punëtorët tek studentët.

Burri u dërgua në burgun e Sienës, ndërsa gruaja u vu në arrest shtëpie./albeu.com/



Shtuar më 28/02/2017, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori