Arrestohet shqiptari i rrezikshëm që ishte në kërkim nga Interpoli
Policia ka vënë në pranga një 29-vjeçar të kërkuar për veprat penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale" dhe "Trafikim i lëndeve narkotike".

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi V.GJ, 29 vjeç, banues në Spathar, Vau i Dejës.

"29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences, Itali, më datë 27 shkurt 2020 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale" dhe "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal italian", -njofton policia.

NJOFTIMI :

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan dhe bënë arrestimin provizor të shtetasit V. Gj., 29 vjeç, banues në Spathar, Vau i Dejës.

29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences, Itali, më datë 27 shkurt 2020 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë. /albeu.com/



Shtuar më 30/05/2020, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori