Arrestohet shqiptari i arratisur në Greqi, vuante dënimin për vrasje
Pëlqej
Shqiptarët që arratisen nga burgjet greke tashmë janë shtuar në numër dhe shpesh mbulojnë lajmet kryesore në Greqi.

Kështu këtë herë tre shqiptarë, janë arrestuar në Greqi, një prej të cilëve mësohet se ishte arratisur nga një burg në shtetin Helen, ku vuante dënimin për vrasje.

Siç raportojnë këtë të martë mediat greke, në Boeotia (rajon pranë Athinës) një helikopter i Policisë evidentoi rreth 1.000 fidanë bimë narkotike.

Efektivët rrethuan zonën dhe arritën të arrestonin tre persona, të gjithë me origjinë shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori