Arrestohet shqiptari i arratisur në Itali, e zuri gjumi në makinën e grabitur
Policia Italiane bën me dije se ka arrestuar për herë të dytë një të arratisur me origjinë shqiptare.

Burime nga mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari ishte në arrest shtëpiak por ka mundur të arratiset nga shtëpi dhe ka vjedhur një makinë tip Mercedes Benz në Arezzo, zonën ku banonte.

Gjatë arratisë së tij vendosi të merrte një sy gjumë në korsinë e emergjencës së autostradës në Pistoia.

Por agjentët e patrullës policore, të alarmuar nga makina që ishte ndalur rrezikshëm prej disa orësh në korsinë e emergjencës shkuan të kontrollonin. Në fillim ata menduan se brenda ndodhej dikush që kishte nevojë për ndihmë. Por u habitën plotësisht kur gjetën brenda saj dikë që flinte.

Kur e pyetën se çfarë po bënte, shqiptari u përgjigj se “po priste Johnny-n një mik të vjetër të tij që po vinte nga larg në këmbë”, por në mungesë të dokumentave, karabinierët shoqëruan shqiptarin në rajon. Atje, kuptuan se kush ishte shqiptari në të vërtetë dhe dënimin që kishte marrë, shkruan “il Tirreno”.

Menjëherë policia njoftoi pronarin e Mercedesit për makinën e vjedhur, si dhe pritet të jepet dënimi i shtuar për shqiptarin./albeu.com/

Shtuar më 24/02/2017, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori