Në lule të rinisë, vritet me thika 30-vjeçari shqiptar në Londër (FOTO LAJM)

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me thika dy ditë më parë në Londër.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për Olsi Kukën nga Kurjani i Fierit, i cili është goditur disa herë me thika në zonën e Barnet të Londrës duke humbur jetën.

Pasi shkuan në vendin e ngjarjës, policët arrestuan tre persona, dy djem, njëri 33 dhe tjetri 24 vjeç sie dhe një vajzë 24-vjeçare.

Policia thotë se pavarësisht dërgimit të menjëhershëm në spital, i riu ndërroi jetë prej plagëve të marra.

Hetimet vijojnë për gjetjen e shkakut të sherrit mes tyre që çoi në vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar.

Gjithashtu mësohet se Kuka kishte shkuar para një viti në Angli dhe para dy ditëve gjeti vdekjen./albeu.com/