Arrestohet shpërdarësi i drogës në shkollat e Lushnjes
Policia e shtetit ka vënë në pranga një person i cili shpërndante drogë nëpër shkollat e Lushnjes.

Autori është kapur në flagrancë nga policia dhe i janë sekuestruar disa doza lëndë narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bën arrestimin e shtetasit:

M.B, 32 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientin përreth shkollës u kap me disa doza lëndë narkotike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Nxitja për përdorimin e drogës".
Shtuar më 23/02/2019, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori