Një aksident i rëndë ka
ndodhur ditën e djeshme me pasojë humbjen e jetës së një 60 vjeçari në spitalin e Traumës Elbasan.
Kujtojmë se ngjarja ka
ndodhur pranë fshatit të Vrionit në Gjirokastër dhe për këtë arsye,
policia ka vënë në pranga shoferin e një furgoni.
Policia ka arrestuar Jeton Dodën, 30 vjeç banues në Tiranë.
Policia e ka bërë arrestimin e tij sepse
ditën e djeshme, ky person duke udhëtuar në aksin rrugor Ura e Gajdarit-Krane, me mjetin tip Benz me targë TR 7316 U, është përplasur pranë
fshatin Vrion me motoçikletën "Tianma", me drejtues shtetasin D. Gj., 62 vjeç, banues në
fshatin Vrion, i cili u transportua në Tiranë dhe humbi jetë në ambientet e Spitalit të Traumës./albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017,
ora 09:46