Arrestohet shoferi në Fier, kapet duke transportuar 133 kg kanabis
Shoferi i një furgoni të Fierit, Gëzim Ferko, 56 vjeç, banor i lagjes “Mbrostar Ferko” u arrestua mëngjesin e sotshëm nga policia në kuadrin e operacionit të koduar "Topoja".

Ferkos iu sekuestruan 133 kg kanabis në furgonin e tij me targa FR 1838 B.

Policia e Fierit bëri me dije se "arrestimi u bë në aksin rrugor Fier-Seman, pas kontrollit të ushtruar në makinën që po drejtonte".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal./Albeu.com/
Shtuar më 11/10/2016, ora 09:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori