Ka rënë në pranga një
shtetas shqiptar i cili ishte në
kërkim ndërkombëtar nga drejtësia amerikane.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se në pranga ka rënë Arben Bregu, 50 vjeç, banues në
Shkodër, i cili ishte shpallur në
kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në
Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.
Në qershor 2013 Bregu në qytetin
Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një
shtetas, pas një konflikti mes tyre.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë operacionet për kapjen e personave në
kërkim ndërkombëtar.
Një tjetër person i kërkuar nga SHBA-ja bie në prangat e Policisë.
Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 50-vjeçari i dënuar për veprën penale “Vrasja”.
Operacioni nga DVP
Shkodër, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” dhe Interpol Tirana
Në vijim të punës për kapjen e personave në
kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në
Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi në
kërkim ndërkombëtar Arben Bregu, 50 vjeç, banues në
Shkodër.
Ky
shtetas ishte shpallur në
kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në
Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.
Ky
shtetas, në qershor 2013, në qytetin
Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një
shtetas, pas një konflikti mes tyre.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Ëashington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shtuar më 02/06/2020,
ora 19:07