Arrestohet shefi i komisariatit të Kukësit
Pëlqej
Shefi i komisarjatit të Kukësit, Edvin Dervishi, është arrestuar nga efektivë të shërbimit të kontrollit të brendshëm pasi në drejtim të tij është adresuar një denoncim.

Dervishi akuzohet se së bashku me tre persona të tjerë kanë mbajtur peng një të ri duke e e keqtrajtuar. Tre vëlllezërit Amar, Edmond dhe Samet Elezi kishin dyshime se personi i marrë peng, kish vjedhur në dyqanin e tyre në qytetin e kukësit, akuzë e cila nuk pranohej nga i riu. Ndërkohë mësohet se duke shfrytëzuar njohjet me shefin e rendit , Edvin Dervishi, tre vëllezërit e kanë thirrur këtë të fundit për t’i bërë presion pengut të tyre që të pranojë autorësine e vjedhjes, por pasi një akuze e tillë nuk është pranuar ata e kanë lënë atë të lirë.
Shtuar më 05/08/2014, ora 23:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori