Arrestohet sërish shoferi që i theu këmbën policit në Fushë-Krujë
Pëlqej
Policia ka arrestuar për herë të dytë drejtuesin e mjetit, i cili aksidenti rëndë pak ditë më parë oficerin e policisë rrugore, Jonuz Vrapin, duke i thyer të dyja këmbët.

Policia njofton sot se me 29 korrik, në qendër të qytetit, Ylli Luka, 37-vjeç, nga Fushë- Kruja plagosi rëndë policin.

Pas një debati drejtuesi i mjetit ka hyrë në automjet dhe i ka dhënë gaz makinës duke përplasur një nga policët e patrullës, Jonuz Vrapi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.08.2018, u arrestua shtetasi Y.L, 37 vjeç, banues në fshatin Nikël- Fushë Krujë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës", "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i ngjarjes" parashikuar nga nenet 237, 290 e 273 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 19/08/2018, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori