Arrestohet Sait Fishta, ish-kandidat për deputet

Me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës është ndaluar mbrëmjen e së dielës Sait Fishta, ish-deputet i PS për këtë qark.

Ndaj tij rëndon akuza "Ndërtim i paligjshëm në pronë publike".

Më parë gjykata kishte vendosur sekuestro ndaj 9 pallateve në zonën e Velipojës.

Pallatet janë në pronësi të subjektit "Fishta" sh.p.k me administrator Sait Fishtën.

Fishtës i janë sekuestruar me vendim gjykate 2 pallate gjashtë kate mbi tokë dhe shtatë pallate në ndërtim e sipër. /Albeu.com/
Shtuar më 07/02/2016, ora 22:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori