Ndërron jetë në një spital në Itali deputeti i LSI
Arrestohet pronari i lokalit të njohur në Elbasan, vëlla i deputetit të PS
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një nga biznesmenët më të njohurElbasan është vënë në prangat e policisë së këtij qyteti, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Nga sa mësohet, fjala është për Edmond Stafën, pronar i hotel bar restorant Skampinit, një nga hotelet më të njohurElbasan, i cili ndodhet në zonën e Kalasë.

51-vjeçari, Edmond Stafa është vëllai i ish-deputetit socialist në Elbasan, Bukurosh Stafës, i cili njihet për influencën e tij në këtë qytet, ndërsa mësohet se ai është arrestuar në ambientet e lokalit të tij.

Ndërkohë mësohet se biznesmeni Edmond Stafa është i dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike nga gjykata e Bergamos në Itali. Dhe arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi. /gsh/
Shtuar më 19/05/2017, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori