Arrestohet pronari i lokalit i cili posedonte fitil dhe kapsolla ndezëse
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Enea Leoncini, pasi nga informacioni i ardhur tek Komisariati Dixhital me numër raportimi 51297, ky shtetas dispononte materiale plasëse në lokalin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- një rrotull mbështjellëse fitil zjarrëpërcjellës
- 100 copë kapsolla ndezëse

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”. /albeu.com/

Shtuar më 08/06/2016, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori