Arrestohet për rryshfet Etrit Berisha. Nuk është ai që mendoni
Pas një aksioni të policisë është bërë i mundur ndalimi i një shtetasi, i cili në bashkëpunim me një tjetër të ndaluar me herët, akuzohen për korrupsion.

Personi i ndaluar është Etrit Berisha, një emër ky që korispodon me atë te portierit të Kombëtares shqiptare, por qe ne fakt nuk eshte ai.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e tij, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike".

Etrit Berisha, së bashku me një shtetas tjetër po të ndaluar, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektor në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, dyshohen se kanë ushtruar presion për një kohë të gjatë, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë të reja një subjekti privat për zhbllokimin e aktivitetit të tij, të bllokuar disa muaj më parë nga AKU.

"Seksioni për Korrupsionin, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim më Prokurorinë e Task Forcës të rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Etrit Berisha, 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të AKU Tiranë (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit), person i cili ishte shpallur në kërkim më datë 20.09.2016.

Ndalimi i këtij shtetasi, u bë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike". Rikujtojmë se më datë 20.09.2016, është ndaluar bashkëpunëtori i tij, shtetasi Indrit Korbi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektor në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, dyshohen se kanë ushtruar presion për një kohë të gjatë, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë të reja një subjekti privat për zhbllokimin e aktivitetit të tij, të bllokuar disa muaj më parë nga AKU – Drejtoria Rajonale Tiranë", thuhet ne deklaraten e policise.

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, të kryer në bashkëpunim. /albeu.com/



















Shtuar më 15/11/2016, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori