Arrestohet personi i dytë që grabiti shtetasen malajzeze
Arkiv
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 21 vjeçar, i cili mësohet të jetë bashkautor në grabitjen e 10 mijë eurove të një shtetase malazeze para pak ditësh.
21-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor, si bashkëautor i ngjarjes së ndodhur më datë 31.10.2011, rreth orës 06:30, në fshatin Vukpalaj, të rrethit M. Madhe

Sipas policisë ky person në bashkëpunim me 20 vjeçarin Ilirjan Bardhi (i arrestuar në flagrancë), i kanë vjedhur me dhunë shtetases J. M 51 vjeç, banuese në Podogoricë, Mali i Zi, një shumë prej 10.000 Euro si dhe një çantë dore me sende personale, ngjarje kjo e zbuluar dhe e dokumentuar me prova ligjore./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori