Arrestohet përgjegjësi i Përmbarimit në Fier, akuzohet për korrupsion
Policia e Fierit ka vënë në pranga përgjegjësin e zyrës përmbarimore në Fier, pasi akuzohet për veprën penaleKorrupsion pasiv të përsonave të ushtrojnë funksione publike.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Pëllumb Isufaj, 47 vjeç.

Në bazë të një pune disa mujore nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar “Përmbaruesi”.

Si rezultat i operacionit, pas një pune të mirëorganizuar u bë i mundur arrestimi në flagrancë për veprën penaleKorrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal, i shtetasit:

Ky shtetas në abuzim me detyrën i ka kërkuar ryshfet shtetasit me iniciale G.M, me qëllim për të mos ekzekutuar një vendim gjyqësor. /albeu.com/

Shtuar më 04/05/2017, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori