Arrestohet për vrasje një 33-vjeçar në Tiranë
Pëlqej
Një 33-vjeçar i akuzuar për vrasje është arrestuar ditën e sotme nga blutë e kryeqytetit. I arrestuari është Tatjan Gjashta, i cili akuzohet për vrasjen e Fatjon Tahirit në 24 janar të këtij viti, në afërsi të rrugës “Ali Pashë Gucia”, për motive pronësie.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se ky shtetas më datë 24.01.2014, në afërsi të rrugës “Ali Pashë Gucia” Tiranë pas një konflikti për motive pronësie, shtetasi Tatjan Gjashta ka goditur me sende të forta shtetasin Fatjon Tahiri, 34 vjec, duke i sjellë këtij të fundit vdekjen e menjëhershme.

Fillimisht, çështja është referuar në Prokurori si një vdekje natyrale, por pas verifikimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore – Tiranë është konkluduar se ndaj këtij shtetasi, ishte ushtruar dhunë me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit.

Më pas, Prokuroria e Rrethit Tirane në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit të Krimeve ndaj Jetës pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë arritën të administronin provat ligjore në ngarkim të shtetasit Tatjan Gjashta, ku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin e datës 24.09.2014 ka nxjerrë masën e sigurisë “Arrest me burg” për këtë shtetas, për veprën penale të vrasjes me dashje, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori