Teksa vijon vala e arrestimeve në lidhje me vjedhjen e energjisë elektrike, edhe
ish-drejtori i "
Qytetit Studenti" ka rënë në prangat e uniformave blu.
Ish-drejtori i "
Qytetit Studenti", Bujar Brovina është arrestuar sot, teksa akuzohet për vjedhje të energjisë.
Rasti i vjedhjes së energjisë prej tij është përmendur edhe nga ministri i Energjitikës në seancën e sotme plenare, pak para arrestimit të Brovinës.
"Bujar Brovina,
eksponent i lartë i PD, drejtori i "
Qytetit Studenti, me një vilë tre katëshe, me tre lidhje të paligjshme. Ja pra, një
eksponent i PD, ish drejtues i lartë, ky është njeriu i cili ankohet se pse po i bie në qafë policia se ka tre lidhje të paligjshme dhe ky është ai i fashës, që paguan fashën se kanë disa sahatë, kanë disa lidhje. Po ky është halli i opozitës, jo i joni. Ne jemi me qytetarët e thjeshtë", ka deklaruar më tej Damian Gjiknuri. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2014,
ora 12:15