Arrestohet për vjedhje kameramani i Edi Ramës (FOTO LAJM)

Mëngjesin e sotëm policia bëri me dije se një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se është hajdut serial.

Policia bëri me dije se ai është është Erind Vogli, 39 vjeç, ish-fotograf i Partisë Socialiste.

Vogli u arrestua nga forcat e komisariatit nr. 1 në Tiranë, në kuadër të operacionit “Taktika”. Policia thotë se ai ka kryer disa sende në një hark kohor prej dy javësh.

Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:

• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.

• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H. Q.
Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1. Një telefon i markës HTC
2. Një biçikletë e markës Gial
3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve. /albeu.com/





Shtuar më 15/06/2017, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori