Arrestohet për korrupsion shefi i Katedrës së UBT-së
Shefi i Katedrës së Veterinarisë, në Universtitetin Bujqësor, u arrestua nga policia e Tiranës këtë të mërkurë nën akuzën e korrupsionit. Mësohet se Fidel Gjurgji u arrestua me vendim gjykate, pasi akuzohet se ka marrë një shumë prej 100 mijë lekësh për një provim.


Bashkë me Gjurgjin janë arrestuar dhe dy shtetas të tjerë, te cilet kryenin rolin e seksereve, përkatësisht Fation Goxhaj dhe Alfred Qyra. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori