U kapën nga forcat ruse, ushtarët ukrainas mund të dënohen me vdekje

Ushtarët ukrainas të kapur nga forcat ruse pas rrethimit tre-mujor të fabrikës së çelikut Azovstal mund të përballen me dënimin me vdekj , raportoi një zyrtar separatist pro-Moskës të hënën.

Batalioni Azov ka luajtur një rol qendror në mbrojtjen e pushtimit të Rusisë, i cili fillimisht ishte nisur me qëllimin e supozuar të “denazifikimit”. Zyrtarët në Kiev kanë sugjeruar se ata mund të shkëmbehen me të burgosur rus, por disa zyrtarë rusë kanë bërë thirrje që ata të përballen me gjyq apo edhe ekzekutim për akuzat e “terrorizmit”.

“Gjykata do të marrë një vendim për ta. Për krime të tilla ne kemi formën më të lartë të dënimit në DNR, dënimin me vdekje. Të gjithë të burgosurit e luftës janë në territorin e DNR-së”- tha Yuri Sirovatko, ministri i drejtësisë i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut në Ukrainën lindore.

Lajmi vjen një javë pasi The Guardian raportoi se ushtarët e kapur ukrainas po mbaheshin në kushte “të kënaqshme”, sipas gruas së një komandanti të njësisë. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Denys Prokopenko, komandanti i batalionit Azov kishte qenë në gjendje të fliste lirshëm gjatë telefonatës së tyre të shkurtër.

Sirovatko shtoi se mes tyre ishin rreth 2,300 ushtarë nga uzina e çelikut Azovstal. Të paktën 1,000 luftëtarë ukrainas, duke përfshirë anëtarë të batalionit Azov, u transferuan në territorin e kontrolluar nga Rusia më shumë se një javë më parë pasi uzina e çelikut Azovstal në Mariupol u pushtua nga forcat ruse./albeu.com